Manchester City po mendon gjithnjë e më shumë për gjysmëfinalet e FA Cup, ku do të përballet me Nottingham Forest.
Ekipi i Pep Guardiolës është vetëm një pikë përpara Nottingham Forest në Premier League, duke e bërë këtë përballje edhe më të rëndësishme.

Në një konferencë për shtypin, Guardiola është shprehur:
“Së pari, duhet të arrijmë në finale. Ka pasur shumë ndeshje këtë sezon që nuk kanë qenë të mira, por do të shmangnim dëme më të mëdha për klubin nëse fitonim”, u shpreh Guardiola.
Ai shtoi më tej: “Nga pikëpamja ime, gjëja më e rëndësishme e sezonit është Premier League. FA Cup na mban të sigurt, por Premier League përcakton se sa e mirë ka qenë sezoni yt, dhe nuk ka qenë i mirë, por mund të ishte edhe më keq.”
Sidoqoftë, Manchester City është i detyruar të kualifikohet për në Champions League pas përfundimit të këtij sezoni, por gara për një vend në Europë është shumë e ashpër.
Guardiola më pas ka dedikuar disa fjalë për Rodrin dhe mbështetjen që ai i ka dhënë skuadrës, pavarësisht se është i lënduar.
“Më pëlqen shumë, më pëlqen shumë. Djaloshi nuk luan dhe unë i lejoj të jetë një trajner. Ai do t’i ndihmojë djemtë dhe kjo është mënyra se si krijojmë një skuadër.
Është diçka speciale kur djemtë që janë të lënduar dhe nuk luajnë ndihmojnë njëri-tjetrin. Më pëlqen shumë,” tha Guardiola.
Në një sezon ku garat janë të shumta dhe sfidat për tituj janë të forta, Manchester City do të synojë të vazhdojë luftën për të fituar trofe dhe të arrijë sukses në dy frontet.