Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoj ashpër qëndrimin e Nismës pas zgjedhjeve te 9 shkurtit , duke thënë se veprimet e saj për të mbështetur pushtetin përbëjnë një ndarje të turpshme nga AAk-ja.

Ai nënvizoi se mungesa e komunikimit me kreun e Nismës, Fatmir Limaj e ka vështirësuar mundësinë për krijimin e shumicës nga opozita.

“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt, ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita, vetvetiu, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, ka qenë i parakohshëm. Edhe nëse Nisma dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje mjaft e turpshme për shkak se kemi kërkuar votë për ndryshim, dhe sjellja e tyre, veprimi tyre është mjaft i turpshëm.”

Deklarata e kreut te AAK u be pasi doli nga Kuvendi i Kosoves, ku u regjistrua per seancen e 15 prillit.
Per te qene pjese e kesaj séance jane regjistruar edhe Deputetët e Listës Serbe, te cilet nuk u deklaruan publikisht nese do të votojnë për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, që do të propozohetfillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje, ndersa Deputeti nga radhët e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, nuk u shfaq optimist nese do të votohet se shpejti qeveria e re, por theksoj se opsioni më i mirë në këtë moment është që partia më e madhe Lëvizja Vetëvendosje të marrë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë.

“Nuk jam optimist se do të votojmë nesër. Nuk është hera parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtër. Ju rikujtoj se më 2014 kemi pasur një situatë të tillë. Atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy apo tre muajve u zgjidh ajo krizë. Edhe këtë rast po konsideroj që varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formojë qeverinë, sepse çdo opsion tjetër do të komplikonte shumë më shumë procesin.”

Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk prodhuan nje parti me shumicen qeverisese, e para ne rezultatet ishte LVV qe arriti te siguronte vetem 48 vende ne parlament.