Balluku: Sot gjatë vizitës në Shqipëri të zv/presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas dhe në prani të kryeministrit Edi Rama, nënshkruam së bashku me Bankën Europian për Investim, marrëveshjen për hapjen e parë të hekurudhës së Korridorit 8.
Një marrëveshje që I jep një tjetër gur kilometrik Shqipërisë në zhvillimin e transportit hekurudhor Durrës Rrogozhinë, duke nisur kështu një rrugëtim që do të bashkohet dhe do të ndërlidhet edhe me hapat e tjerë që kemi hedhur për Korridorin e 8, sic është autostrada apo edhe autostrada energjitike që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.
Të gjithë këto komponentë po plotësojnë një puzzle të madh të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishme për BE, duke qenë se i ofron eficencë financiare cdo qytetari dhe nga ana tjetër është miqësor me ambjentin.
Tashmë jemi në hapat e fundit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë – Durrës, e cila si ndërtim dorëzohet brenda vitit 2025, duke i lënë vitit 2026 edhe plotësimin e komponentëve të tjerë. Atë të elektrifikimit të kësaj hekurudhe, por edhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë.
Nga ana tjetër gjatë vitit 2025 ne nisim ndërtimin e hekurudhës Vorë Han I Hotit, një nga segmentet më të rëndësishme ndërlidhëse të rajonit. Parashikohet që këto punime të përfundojnë në 2029.