Rama: Ne ndërkohë jemi duke u përgatitur për Samitin e komitetit politik europian që do bëhet në Tiranë më 16 maj ku do vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit demokratik europian. Nga Britania, Azerbajxhani për të trajtuar tema të këtij samiti të radhës. Është dicka e jashtëzakonshme për rajonin, ndodh në Shqipëri, është vlerësim por edhe përgjegjësi shume e madhe. Dua ta them që para konferencës, nënshkrimi është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore. Kjo është arsye pse ky 5 vjecar, do të jetë një 5 vjecar ku do kthehen hekurudhat në Shqipëri, në nivel tjetër nga c ishin. Është arsye për të luftuar që ne të anëtarësohemi në BE. Falë kësaj marrëdhënie jemi në gjendje të kryejmë investime dikur të pamundura. BE nuk është cështje investimesh.
Kemi kërkuar Europën është cështje lirie të drejtash, barazie para ligjit. Jemi duke bërë një ushtrim të panjohur më parë, ushtrimin për barazi para ligjit falë reformës në drejtësi. Nuk kemi patur asnjë rast kur një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar me gjykim të pavarur. Dhe nuk e kemi njohur c është barazia para ligjit, Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Na duhet BE për këtë që barazia para ligjit, të jetë normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush më. Nëse bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Nëse përjetojmë këtë moment historik lidhet me vullnetin e kësaj qeverie, dhe me mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt.
E parë me sytë e të ardhmes, unë nuk jam i kënaqur, por jam shumë krenar, është një nga ato gur themelesh që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme por historia i kujton si elementë të shtetbërjes. Do mbështesim fuqimisht procesin e barazisë para ligjit. Kur nisëm këtë rrugëtim kemi qenë në të njëjtat kushtet ekonomike dhe sociale, si Iraku, Afganistani, nuk kishim lidhje me Estoninë, ishim Koreja e Veriut në Kontinent, ndërsa jemi ku jemi se ne kemi BE-në, nuk kanë lindur me bekimin e të qenurit në mes të Europës, ne e kemi këtë bekim. Jemi krenar për këtë dhe nuk do pushojmë deri sat ë hyjmë në derën e BE. Si një njeri i dashuar marrëzisht nuk i ndahet dashurisë së vet deri sat ë martohet. Nuk ka më mirë se martesa kur është e duhura.