-Shtatë vite nga vrasja e Antonio Karafilit, 18-vjeçarit që u gjet i varur në pyll në Voskopojë më 14 Qershor të vitit 2018, Rexhep Vathin dhe e dashura e tij Kejsi Spaillari janë shpallur autorë të krimit. Vathin sot nuk jeton më, ndërsa për Spaillarin është prerë një “urdhër-arresti” ndërkombëtar, pasi e reja kishte zgjedhur që pas krimit të emigronte për në Kanada.
Por çfarë biseduan pas krimit, Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular dhe e dashur a etë ndjerit. Asakohe Vathi, 65 vjeç është shprehur se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, ku madje kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin. Autori në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?
Kejsi Spaillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?
Kejsi Spaillari: Po, që në fillim.
Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?
Kejsi Spaillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…
Kejsi Spaillari: Seriozisht?
Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…
Kejsi Spaillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…
Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!
Kejsi Spaillari: Kuptoj, po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?
Kejsi Spaillari: Ehë..
Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, me gjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë!E shpërndajmë për sot?
Kejsi Spaillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?
Kejsi Spaillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!
Kejsi Spaillari: Pafshim!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!