Elon Musk ka njoftuar se një çip i ri i trurit që synon të rivendosë shikimin te të verbërit do të përdoret për herë të parë këtë vit. Kompania e Elon Musk, ‘Neuralink’, synon të provojë vendosjen e çipit ‘Blindsight’, në një pacient njerëzor për herë të parë në fund të vitit 2025. Pajisja synon të rivendosë shikimin tek njerëzit që janë plotësisht të verbër.
“Në fillim do të jetë me rezolucion të ulët, por me kalimin e kohës, ndikimi do të mundësojë vizion që është si super njerëzor”-u shpreh Musk përmes fjalimit të tij në Wisconsin.
Kompania tashmë ka kryer teste te kafshët dhe ka vazhduar me provat klinike që nga viti 2024. Njoftimi i Musk është hapi i parë i madh drejt përhapjes së gjerë të Neuralink. Musk njoftoi se provat e kafshëve për Blindsight, një çip Neuralink që potencialisht mund t’i rivendoste shikimin e plotë dikujt që është plotësisht i verbër, kishin qenë të suksesshme dhe se majmunët me implant ishin të shëndetshëm. Musk tha se provat e kafshëve mbi majmunët kishin dhënë një premtim të madh.
Implanti i parë i trurit Neuralink u krye në janar 2024, kur tre pacientëve iu dha kontroll “telepatik” mbi pjesët e trupit që më parë nuk kishin mundur të lëviznin për shkak të paaftësisë.
‘Neuralink’ nuk ka ende një afat kohor për nxjerrjen e çipit ‘Blindsight’. Do të kërkohet testim i mëtejshëm i teknologjisë përpara se ajo të bëhet gjerësisht e aksesueshme.