Shqipëria mban konferencën e katër ndër qeveritare në Luksenburg, më 14 Prill
Këshilli i Europës ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme, mbajtjen e konferencës së 4 ndër qeveritare të Shqipërisë në Luksemburg. Hapen 2 grupkapitujt për tregun e brendshëm dhe konkurrencën.
Sipas njoftimit zyrtar nga KiE, në konferencën ndërqeveritare do të diskutohen proceset radhës për integrimin e Shqipërisë në BE.
Deri më tani janë zhvilluar 3 konferenca ndërqeveritare, të cilat kanë pasur në objektivin e vet diskutimet dhe avancimin e Shqipërisë në kuadër të integrimit.
Më 19 korrik 2022, në Bruksel, u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së. Kjo konferencë shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 1, ku përfshihen disa kapituj në fusha të ndryshme. Grup-kapitulli i parë ishte një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
Në konferencën e dytë, më 15 tetor 2024, në Luksemburg, çeli negociatat për grup-kapitullin me Shqipërinë, që përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike. Hungaria, e cila mbante presidencën gjashtëmujore të BE-së, thirri Konferencën Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare të bllokut u dakordësuan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e grup-kapitullit të parë që ka të bëjë me të drejtat themelore.
Nga ana tjetër, Konferenca e Tretë Ndërqeveritare u mbajt në Bruksel, më 17 dhjetor 2024. Ky takim u zhvillua në nivel ministror dhe shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt negociues si “Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme” , “Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë.” dhe e mbrojtjes.
Shqipëria e ka marr zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian në 24 Qershor 2014. Vendimi është miratuar unanimisht nga 28 ministrat e jashtëm të BE në samitin e mbajtur në Luksemburg.