Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim elektoral me qytetarët e Maliqit, Korçë.
Edi Rama: Më besoni motra e vëllezër se kush thotë që “Evropa është aty dhe ne do të bëhemi pjesë e saj se nuk ka lidhje kush fiton këtu, nuk kupton fare se çfarë thotë ose nuk thotë të vërtetën”
Sot për arsye që nuk anë të bëjnë vetëm me ne por kanë të bëjnë edhe me Evropën, janë përputhur dëshirat dhe vullneti në një moment, jo vetëm ne duam të hymë në BE, por edhe BE do të na marrë brenda. E kemi bërë të gjithë punën tonë për të qenë gati.
Hapja e derës sot ka ardhur si rezultat i fatit që ne jemi gati, por edhe ata janë gati. Duan të japin mesazh që Evropa po unifikohet. Duhet të bëjmë pjesën tonë, por që ta kapërcejmë pragun dhe të hyjmë në sallon kryesor, duhet të mbyllim negociatat. Edhe dy vite kohë ka, por kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh.