Në këtë fushatë kaotike për Sali Berishën dhe grupin e tij problematik të kandidatëve, vjen një tjetër zhvillim edhe më i çmendur.

Televizioni i familjes Berisha, Syri, u ka çuar një shkresë të gjithë kandidatëve të Partisë Demokratike, ku i ofrohet hapësira televizive në shkëmbim të pagesave shumë të kripura. Hapësirë me pagesë u ofrohet edhe në portalin po të familjes për shkrime ndaj kandidatëve. Shifrat nisin nga 4 mijë euro deri në 8 mijë euro. Primatin e shifrës së lartë e ka emisioni i Çim pekës, ku pagesa është 8 mijë euro për vetëm disa minuta.

Duke ju referuar fuqisë reale që ka media e familjes edhe në politikën e PD-së, po u thohet hapur kandidatëve, se deputet bëhet ai që zgjidh më shumë qesenë e parave.

Shkresa apo mesazhi që u ka shkruar kandidatëve, mban siglën e departamentit të marketingut të mediave të familjes, që përmban në mënyrë të detajuar shifrat e pagesave për çdo emission.

– Emisioni Kafe Shqeto me Flavio Qarri, 10-15 min ne dispozicion 4000 euro.

– “Task Force” me Sonila Meco 10-15 min 5000 euro 10-15 min tek rubrika speciale e edicioneve kryesore informative 5000 euro.

– “A Shoë” me Adi Krasta 10-15 min ne dispozicion 5000 euro.

– “Çim Peka” live 10-15 min ne dispozicion 8000 euro.

– Shkrim PR (artikull online) tek syri.net 2500 euro

Çdo emision transmetohet ne Youtobe dhe mund te behen edhe video te shkurtra per ti perdorur ne rrjetet tuaja sociale.