Kandidati i Koalicionit “Euroatlantik” në qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi ka folur mbi fushatën zgjedhore të 11 Majit.
Nga takimet me qytetarët e Tiranës, Seferi është shprehur se vëren mbështetjen e tyre.

Lidhur me kandidimin e tij në Tiranë, Seferi është shprehur se:”Tirana është gjithçka për mua. Në Tiranë kam dhimbjet dhe gëzimet. Kam vuajtjet, momentet e bukura. Kam njerëzit me të cilët kam jetuar dhe bashkëpunuar në dy kohë, në kohën e komunizmit dhe demokracisë.
Në Tiranë kam shumë gjëra të shtrenjta emocionalisht. Në Tiranë kam kujtime të njerëzve dhe familjeve me të cilat kemi qenë pranë, kemi qenë komshi me të cilët kemi ndarë edhe bukën edhe gjënë më të fundit.”