Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Pajtime Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë.

Fetahu, e cila doli në bisedat e përgjuara si e përfshirë në grupin e Suel Çelës kishte paraqitur kërkesën më 27 janar 2025, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit të vendosur me vendimet nr. 138, datë 22.11.2024, dhe nr. 146, datë 27.11.2024.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi rrëzimin e kërkesës së Fetahut.

Njoftimi i GJKKO:

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

1. Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah. 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës. Tiranë, më datë 01.04.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar