Një zjarr ka rënë në Kolonjë mbrëmjen e sotme ku mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80-vjeçar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup. Raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.