Simone Inzaghi është një nga trajnerët më të spikatur të momentit dhe në verë mund të ketë një “luftë” për ta ulur në stol.

Tek Interi kanë bërë gati rinovimin, por firma mungon ende, ndonëse për momentin nuk ka rrezik.

Al Hilal ëndërron t’i besojë drejtimin e skuadrës teknikut italian. Sauditet e pëlqejnë shumë Inzaghin dhe duan t’i japin atij çelësat e së ardhmes.

Arabët e dinë që nuk do të jetë e lehtë për një marrëveshje dhe për këtë arsye po përgatisin një ofertë të madhe. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Al Hilal ka gati një kontratë me 20 milionë Euro në sezon, për Inzaghin.

Në rast të një akordi, trajneri aktual i Interit do të bëhej një nga më të paguarit në botë. Më herët Inzaghi ka qenë dëshira edhe e klubeve të mëdha, kryesisht nga Premier League, si Manchester United apo edhe Liverpool.