Mijëra turistë kanë qenë pjesë e organizimeve madhështore gjatë javës së Pashkës në Korçë. Ky qytet, i njohur për traditat e tij të pasura, edhe këtë herë ka treguar mikpritjen dhe shpirtin e festës.
Mesha e Dashurisë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u ndoq me përkushtim nga besimtarët, e menjëherë pas saj, familjet u mblodhën për drekën tradicionale festive.
Besimtarët uruan njëri-tjetrin, duke shpërndarë dashuri, paqe dhe dritën e Pashkës.
Festimet nisën që në mesnatë, kur besimtarët morën dritën e qiririt, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme shpirtërore në gjithë qytetin.
Korça, një qytet me tradita të rrënjosura thellë, edhe këtë vit shkëlqeu në kremtimin e Pashkës.