KQZ ka nisur procedurën administratie ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha pasi akuzohet se ka përdorur makinën shtetërore në fushatën e PS.
Denoncimi në KQZ është bërë nga Qendra Qëndresa Qytetare, e cila thotë se shkelja është shënuar më 14 Prill, ku ministri është paraqitur në Njësinë Administrative nr.1, ku edhe është drejtues politik.

“Më datë 14.04.2025, në orën 18:24, në rrugën “Haxhi Hafiz Sabri Koçi”, Njësia Administrative nr.1, ka mbërritur Z.Ervin Hoxha, me detyrë Ministër i Brendshëm, me automjetin me targa AB942SP. Krahas funksionit të tij publik, z.Hoxha mban edhe detyrën e Drejtuesit Politik të Njësisë Administrative Nr.1 si dhe është kandidat për deputet i Partisë Soicaliste në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Siç vërehet, z.Hoxha i shoqëruar në prezencën e personave të tjerë nxjerr nga makina materialet propagandistike të Partisë Socialiste”, thuhet në denoncimin e parashtruar nga Qendra “Qëndresa Qytetare” .
Duke marrë në konsideratë denoncimin kryekomisioneri Celibashi thotë se ka nisur procedura administrative ndaj ministrit. Sakaq, mësohet gjithashtu se nën procedurën administrative është vënë edhe kandidatja socialite në Fier Zegjine Çaushi për një postim fushate në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Arapaj./Shqiptarja.com