Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek fushata elektorale, në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se fushata këtë vit po bëhet në rrjetet sociale, dhe partitë nuk janë duke shpenzuar shumë para si në vitet e kaluara.
Ai tha se votat i blen partia që mund humbas dhe jo partia që ka të sigurt fitoren në zgjedhje.
‘Një arsye pse këtë vit është fushatë e dobët është se këta s’duan që të shpenzojnë para dhe po e bëjnë fushatën në rrjetet sociale, në video ku dalin dhe flasin dhe e gjitha kjo nuk ka qenë më parë. Në rastet kur rezultati dihet, para nuk hedh ai që e ka fitoren në xhep, por hedh humbësi, por edhe ai në mënyrë të kufizuar. Para hedhin ata që janë në listë të hapur që se kanë të sigurt fitoren. Parlamenti do dominohet nga deputet që kanë qenë në lista të mbyllura’, tha ai.