Një qasje ndryshe kanë zgjedhur dy kandidate nga krah të kundërt në zgjedhjet e 11 Majit, të bëhen bashkë në një foto dhe për të dhënë një mesazh ndryshe.
Bindjet politike nuk i kanë ndaluar të bëhen bashkë Julinda Dhamen dhe Julia Ilirjanin.

Ato kanë postuar një foto së bashku duke buzëqeshur pesë ditë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore.

Julinda Dhame është kandidate e PS në listën e hapur të Partisë Socialiste, kurse Julia Ilirjani është kandidate e listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
“Edhe kur s’jemi në të njëjtën anë të spektrit politik, me @juliailirjani s’na ndan dot kush nga dëshira për një Tiranë më të mirë. Ajo me idetë e saj, unë me kokëfortësinë time – por që të dyja me dashni për qytetin tonë”, ka shkruar Dhame.