Në takimin e tij me gratë dhe vajzat e qarkut të Dibrës, kryesocialisti Edi Rama u ndal dhe të Altin Dumani e SPAK-u.

Ai u shpreh se Partia Socioaliste i ktheu “shpatën e ndëshkimit” drejtësisë, duke shtuar se prokurorët janë bërë të “fuqishëm” nga reforma në drejtësi me SPAK-un.

“S’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi, 4-1 është shumë. 74 i kemi dhe në Dibër kemi dy. Një të marrim më shumë këtu në Dibër, u bëmë 75. Nuk është çështja e qeverisë. Çështja është e një shumice që duhet bërë bashkë për t’i dhënë formë bisedimeve për anëtarësimin në BE. Për t’i dhënë mundësi forcës së qeverisë që të realizojë të gjitha detyrat brenda dy viteve, pa pasur nëpër këmbë lloj-lloj pengesash të kota. Çështja është që më 12 maj, Brukseli dhe të gjithë anëtarët të shohin që një popull u bashkua përtej politikës, numrave dhe aritmetikës dhe u bashkua për një Shqipëri në BE. Disa thonë që ky Edi Rama ka tre mandate, 12 vite dhe na thotë e na jepni e një mandat tjetër se do na çojnë në BE.

Ne kemi nisur nga humnera, kur Shqipërisë nuk ia fërshëllente njeri. Por nga ana tjetër nuk e dimë si funksionon në BE. Mirë që nuk e bëmë në tre mandate se ishte faji jonë. Po Mali i Zi? Mali i Zi i ka hapur negociatat një vit përpara se të vinim ne në pushtet. Tani është në një vijë me ne. Serbia i ka hapur negociatat në 2014 dhe tani Serbia është mbrapa nesh. Maqedonia është bërë në 2005 kandidate për negociata në BE dhe sot akoma nuk i ka hapur. Ne i kemi hapur vjet dhe na ka në thënë që për tre vjet, nëse i bëjmë të gjitha, i mbyllim. Nga një anë, ne kemi bërë të mirat tona. E kemi ngriture Shqipërinë në një maj ku e shohin dhe e respektojnë. E kemi bërë Shqipërinë një vend që sot është zbulim për turizmin. 12 milionë turistë vjet dhe prisni sa do jenë në Dibër këtë verë.

Ju në Dibër këtu keni dhe atë drejtuesin e SPAK-ut, që dua ta sjellë në vëmendje për një arsye. Altin Dumani, meqë është i zonës, ka qenë prokuror për shumë vite. Po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier me asgjë tjetër veç punës së vetë, por e kishit dëgjuar ndonjëherë Altin Dumanin që të thërriste ndonjë person të njohur për pyetje? Jo. Por si u bë i fortë Altin Dumani? U bë i fortë sepse ne bëmë atë që s’ka bërë asnjë forcë qeverisëse që nga 1912. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë. Është për të vënë duart në kokë kur ngrihen e thonë: ‘Si mund të votoni PS se gjysma janë në burg?!’. Sepse nëse sot ju e shihni që mund të ketë barazi para ligjit në Shqipëri, këtë e bëri PS-ja. Kur thoja që ne duam një drejtësi që të shohë drejtë dhe të godasë majtas e djathtas, për kë e kisha unë të godiste majtas? Për Noc Rrokun? Për ne pra, ne ishim majtas”, tha ndër të tjera Rama.