Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një shtim të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e të vërtetës lidhur me krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Ai theksoi se kjo është jetike për të sjellë drejtësi dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë. Sipas Kurtit, është e nevojshme që sistemi i drejtësisë në Kosovë të veprojë me efikasitet dhe që të ketë mbështetje ndërkombëtare në zbardhjen e këtyre krimeve, të cilat kërkojnë përgjigje urgjente.