Deputeti socialist Petro Koçi, foli lidhur me zgjedhjet që po afrojnë edhe për praninë e Chris LaCivita në krah të Sali Berishës.
Koçi tha në News 24 se LaCivita është kukull e parave të Berishës. Më tej thotë se realitetin e PD-së nuk e ndryshon dot një këshilltar.
“Kam dëgjuar një demokrat në takime, tha edhe të vijë vetë Trump nuk fiton dot. Realiteti në PD nuk ndryshon dot nga një këshilltar që vjen këtu për të punuar 4-5 javë. Sepse një strategji ndërtohet shumë shumë më herët. Nuk ka asnjë indikacion deri tani. LaCivita është kukull e parave të Berishës.
Se sa para janë nuk e di. Për ta justifikuar dhe që nuk mund të jetë prezent, ka tejkaluar pozitën e këshilltarit dhe del publikisht. Dhe lexon atë që i shkruan Berisha. Nuk gjen dot ndonjë tezë që të çudit. Janë tezat e Berishës të konsumuar për 12 vjet.
Tani ndofta për të balancuar imazhin e rrënuar të Berishës del dhe vetë. Por tha vij këtu privatisht jo si përfaqësues i administratës. PD e paraqet si ndihmesë e administratës amerikane”, tha Koçi.