Paris SG dhe Barcelona dominuan sfidat e para çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Të dyja skuadrat siguruan fitore të mëdha, që i afrojnë shumë me fazën gjysmëfinale.

Francezët mposhtën 3-1 Aston Vilën, ndërsa katalanasit shkatërruan 4-0 Borusia Dortmundin.

Në Paris, anglezët kaluan të parët në avantazh me një kundërsulm të befasishëm të Roxhers, por PSG reagoi menjëherë dhe me forcë. Due barazoi me një gol spektakolar, Kvara shpërtheu në pjesën e dytë me një realizim të mrekullueshëm dhe u shqua më së shumti në krijimin e vazhdueshëm të rasteve për gol për të tijtë, ndërsa Mendesi në minutën e 92-të. vulosi rezultatin me golin e tretë. Luis Enrike mund të buzëqeshë lirisht nga kjo fitore që mund të konsiderohet e thellë dhe shumë ndihmuese në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Në “Montjuïc”, Barcelona e mbylli praktikisht kualifikimin që në ndeshjen e parë. Rafinja u shqua edhe një herë si njeriu më në formë i skuadrës dhe zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, dy gola nga Levandovski dhe një tjetër nga talenti Lamin Jamal në pjesën e dytë shkatërruan plotësisht Dortmundin.

Ish-sulmuesi i ekipit gjerman, Levandovski, konfirmoi formën e tij me dy gola kundër ish-klubit.

Të dy ekipet treguan nivel shumë të lartë teknik dhe strategjik. PSG-ja u mbështet te kreativiteti i Kvaras, energjia e Duesë dhe depërtimet e Hakimit, ndërsa Barcelona dominoi me lojën kolektive dhe fantazinë e Jamal. Trajnerët Luis Enrike dhe Ksavi, nga nata e mbrëmshme, si dy ish-kolegë dhe shokë katalanas mund të ndihen të sigurt përpara ndeshjeve të kthimit dhe të festojnë së bashku mirëpo as anglezët e Aston Vilës dhe sidomos as Borusia e Dortmundit, nuk kanë është se nuk dinë të të surprizojnë. Edhe pse u duhet nga një mrekulli për të përmbysur gjithçka në ndeshjen e dytë – në futbollin europian gjithmonë ka vend për të papritura, Liga e Kampionëve jo më kot është Ligë gati-gati magjike për spektaklin që siguron.