Kishte pritur 35 vite për të festuar në këtë mënyrë Liverpool-i titullin kampion, në shtëpinë e tyre përpara tifozerisë së tyre, ashtu si më 28 prill të vitit 1990 kur mundën Queen Park Rangers 2-1. Më 27 prill 2025 fitorja ndaj Tottenham i solli titullin e 20-të në histori, duke barazuar kështu Manchester United.
Reds u shpallën kampionë edhe në vitin 2020, por u detyruan të festonin vetëm pa tifozët e tyre për shkak të masave gjatë pandemisë Covid 19, një festë e vakët pa tifozë, por në këtë edicion ndryshon gjithçka.

Në vitin e parë nën drejtimin e Arne Slot ata arrijnë të shpallen kampionë për herë të 20-të në historinë e tyre, ndërkohë që trajneri i tyre është holandezi i parë që fiton një titull kampion të Premier League me Liverpool.
I mjaftonte edhe një barazim përballë Tottenhamit në këtë javë të 34-të, por Liverpool nuk mund t’ia lejonte vetes të festonte me një barazim në këtë ditë të madhe të tyre dhe ashtu si në 24 raste të tjera më pare, edhe në këtë fundjavë fituan duke regjistruar edhe fitoren e 25-të në këtë sezon, kur ka ende edhe 4 javë të tjera për t’u zhilluar.
Përballë Spursave u duk se gjërat nuk do të ishin të thjeshta, pas golit të parë të shënuar pikërisht nga miqtë në Anfild, Solanke zhbllokoi ndeshjen, por ishte një iluzion. Liverpooli gjen golin e barazimit me Diaz katër minuta më vonë dhe në të 24-tën minutë McCallister kalon në avantazh ekipin e Slot.
Pa u mbyllur pjesa e parë, saktësisht në minutën e 34-t Reds shënojnë edhe golin e tretë me Gakpo, ndërkohë që nuk mund të mungonte protagonist i liderit të tyre Mohamed Salah.
Egjiptiani lë shenjë edhe në këtë ndeshje me golin e katërt në pjesën e dytë. Ndërkohë që për të pestin mendojnë vetë lojtarët e Tottenham, të cilët nën presion shënon autogol me Udogin për të vulosur rezultain 5-1.