Ende nuk është ndarë nga futbolli i luajtur, por Luka Modric i ka idetë e qarta për të ardhmen pasi ka blerë aksione në klubin uellsian të Swansea (Championship), që mund të jetë pjesë e Premier League dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e elitës angleze.
Luka Modriç ka blerë një përqindje të vogël aksionesh. Kroati ka habitur tifozët , të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur habinë për këtë vendim të kroatit, i cili kërkon të luajë edhe për një tjetër vit me Real Madridin.
Në një video mesazh, Modric deklaroi se është një mundësi emocionuese. Kroati tha se qëllimi i tij është që të mbështesë në rritjen e klubit, për t’i ndihmuar për të ardhmen.
“Kjo është një mundësi emocionuese. Swansea ka një identitet të fortë dhe një tifozeri të jashtëzakonshme dhe ambicien për të konkurruar në nivelin më të lartë. Të luash në nivelin më të lartë, unë besoj se mund të dhuroj përvojën time tek klubi. Qëllimi im është ta mbështes rritjen e klubit në një mënyrë pozitive për të ndihmuar të ndërtojmë një të ardhme emocionuese”, tha Modric.
Siç dihet FIFA i lejon futbollistëve që të zotërojnë aksione të skuadrave të tjera edhe nëse luajnë ende me kushtin e vetëm që të mos zotërojnë ekipe të të njëjtit shtet ku aktivizohen.