TIRANË- Nënshkruhet në Tiranë marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, mes QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”.
Kjo marrëveshje u shpreh Rama synon ta kthejë QSUT në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor. Gjatë fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se synimi është që QSUT-ja të kthehet në pikë referimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Moment historik për shëndetësinë tonë por edhe për vetë Shqipërinë, sepse ne sot hapim një faqe krejt të re në një rrugë, që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak në një situatë dhe situata shëndetësore ku e vetmja vlerë e padyshimtë ishte vlera e mjekëve dhe infermierëve, të cilët në kushtet skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë.
Ambicia jonë është pak bëjmë këtë qendër spitalore pikë referimi për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë në një qendër ekselente, mes qendrave të ekselencës në Evropës dhe kjo është plotësisht e mundur. Duam të transformojmë dhe Universitetin Mjekësisë.
Në të dyja këto bashkëpunime që janë pjesë e të njëjtës marrëveshje, synimi nuk është që të kemi një partner apo konsulent më shumë, synimi është që deri në 2030, nga njëra anë QSUT të pësojë atë transformim që grupi “San Raffaele”, që ka sjell në Poloni, duke u përfshi në të gjitha proceset, në menaxhimin e qendrës, në organizmin e jetës së përditshme të qendrës dhe duke bashkuar profesionistët e të dyja anëve të QSUT dhe “San Raffaele”. E njëjta ambicie është për Universitetin e Mjkësisë”, tha Rama.