Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëkohësisht një prej drejtuesve politikë për qarkun e Tiranës për Partinë Socialiste, po vijon turin e tij elektoral në kryeqytet, me prioritet zonën e Kombinatit.

Ai ka vizituar një prej bizneseve fasoneri të brandit “Made in Albania”, por jo vetëm, pasi janë edhe fabrikat e këpucëve që punësojnë gra e të rinj.

“Këto biznese janë motorët e heshtur të ekonomisë sonë, që meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje”, shprehet ministri, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Gonxhja thekson se do mbështesin më tej sipërmarrjen për të garantuar edhe rritjen e qëndrueshme.

Postimi i ministrit Blendi Gonxhja, në Facebook:

“Kombinat – në bizneset e zonës të cilat përfaqësojnë brandin “Made in Albania”, nga fasoneritë te fabrikat e këpucëve që punësojnë veçanërisht gra dhe të rinj.

Këto biznese janë motorët e heshtur të ekonomisë sonë, që meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje.

Mbështesim dhe forcojmë bashkëpunimin me sipërmarrjen për të garantuar rritje të qëndrueshme, më shumë vende pune dhe zhvillim afatgjatë për vendin”.