Kryeministri Edi Rama i parapriu çeljes e fushatës zyrtare me një takim me gratë socialiste. Në takimin me gratë dhe vajzat ai foli për rolin e gruas në vendimmarrje dhe në poste drejtuese. Sipas Ramës PS solli një revolucion gjinor, duke u bërë e para parti që rriti numrin e pjesëmarrjes së grave.

“E kam menduar po sikur ju të iknit për një muaj nga Shqipëria. Shqipëria do ishte me burra me mjekër, të palarë rrugëve e shumë e shumë të tjera. Në atë kohë Parlamenti ziente nga burrat si një odë otomane, kurse qeveria e sapoformuar në mos gaboj kishte vetëm një grua. Atëherë këtu në parti nisi një revolucion gjinor pastaj dhe jashtë kësaj partie, duke rritur pjesëmarrjen e grave e vajzave në këtë vendimmarrje. Rruga e hapur më parë në Bashkinë e Tiranës, kur unë e ktheva përmbys raportin burra-gra në postet drejtuese, që më pas u shtir në listat e Këshillave Bashkiakë, më pas në PS e më gjerë. Ndërkohë që sot qeveria jonë renditen në top5 e parë të listës së Kombeve të Bashkuar për pjesëmarrjen e grave, kurse Forumi Ekonomik Botëror e rendit Shqipëria në vendin e 23-të për progresin e bërë në të drejtat dhe përfaqësimin e grave”, tha Rama.