SHQIPËRI- Strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve gjatë shkurtit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Instat Net qëndrimet gjithsej u rritën me mbi 34% dhe akomodimi I tyre është regjistruar me rritje sidomos në zonat jo-bregdetare.
Tirana ,Durrësi dhe Elbasani kanë tërhequr numrin më ët lartët të turistëve të huaj gjatë muajve të parë të këtij viti.
Ajo që ëshët risi për këtë vit është fluksi i turistëve që vijnë nga Italia.Sipas të dhënave të Instat në Shkurt 2025, shumica e vizitorëve të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22 %), Kosova (16 %), dhe Gjermania (7 %). Po ashtu Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 6 % dhe 4 % të vizitorëve, ndërsa 45 % e tyre ishin nga vende të tjera.
Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Nga të dhënat konfirmohet se fluksi turistëve në Shqipëri do të vijojë edhe përgjatë këtij vitit.
Në periudhën janar-shkurt rezulton se në vend hynë mbi 1 milion shtetas të huaj, duke shënuar një rritje me 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.