Kryeministrja e Italisë, Meloni shpreson që të organizojë një takim mes Donald Trump dhe liderëve të Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, ajo u pyet nëse BE do të rifillojë tarifat hakmarrëse nëse nuk arrihet marrëveshje, por theksoi se “është e bindur se do të ketë një marrëveshje mes SHBA-së dhe Evropës”.

Ajo shtoi se qëllimi i saj për këtë vizitë është të punojë drejt kësaj dhe të ftojë Trump në Itali, ku shpreson të organizojë një takim mes tij dhe liderëve të Evropës.

“Mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht për nevojat që secili prej nesh ka dhe të gjejmë veten në mes,” thotë ajo.

Nderkohe Trump tha: “Do të kemi shumë pak problem për të bërë një marrëveshje me Evropën apo këdo tjetër, sepse ne kemi diçka që të gjithë duan”.