Nga qelia ditën e sotme Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta shpreh mbështetjen e tij të për Viktor Tushën kandidatin e Aleancës Madhështore në Lezhe.
Meta shprehehest se Tusha përfaqëson shembullin më të mirë të qytetarisë dhe aftësive udhëheqëse, me ide të freskëta dhe vizion të gjerë.

“Si kryetar i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha la pas një trashëgimi të rëndësishme: krijoi një klimë bashkëpunimi, zbuloi dhe promovoi vlerat historike e natyrore të qytetit, dhe i dha Lezhës perspektivën që i nevojitej për zhvillim të qëndrueshëm. Përveç angazhimeve brenda vendit, fushata e tij zgjeron horizontet edhe drejt Diasporës, ku ai ruan lidhje të fuqishme me komunitetin shqiptar jashtë atdheut. Të gjitha takimet intensive elektorale në Lezhë dhe në vendet e komunitetit tonë jashtë dëshmojnë për seriozitetin dhe përkushtimin e tij. Me Viktor Tushën në Kuvendin e Shqipërisë, Lezha do të ketë një përfaqësues dinjitoz, të aftë të përmbushë në mënyrë shkëlqyer detyrën e tij politiko-qytetare. Suksese dhe fitore të padiskutueshme, Viktor Tusha!. E vërteta me çdo kusht.”-shkruan Meta.