Nga Demokracia Rinore te Inovacioni, nga Startup-et te Garancia Rinore dhe Mbështetja Studentore, kështu nisi takimi i zhvilluar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në sheshin “Italia”, me pjesëmarrjen e nxënësve, studentëve dhe profesionistëve të rinj.
Në këtë aktivitet u prezantuan politikat dhe programet prioritare të Qeverisë së Shqipërisë në mbështetje të të rinjve, ku të pranishme ishin edhe Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu