Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një minutë heshtje në takimin me gratë në Kavajë, pasi mësoi se ka ndërruar jetë Papa Françesku.
Rama tha se me Papën ka pasur një raport personal dhe shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Atit të Shenjtë.

“Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazh me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Në Shqipëri kaloi ditë që e konsideroi të paharrueshme. Tha që Shqipëria kishte vëllazëri fetare., Ishte Papë ndryshe nga të tjerët, kam mirëkuptimin tuaj ta nderojmë me një minutë heshtje”, theksoi ai.