Deputeti i Njësisë 14 të Tiranës, Plarent Ndreca, me anë të një njoftimi në rrjetet e tij sociale, ka bërë të ditur firmosjen e kontratës për ndërtimin e shkollës pranë zonës së pallateve ‘Fratari’.

Ndreca njofton përmes statusit të tij se një kërkesë e kahershme e banorëve është në realizim të plotë, ku do të nisë edhe ndërtimi.

Nga ana tjetër, Ndreca shprehet se prej kohësh prindërit kanë sakrifikuar në këto vite, duke gjetur mënyra të ndryshme për të mos humbur arsimin e fëmijëve, por sipas tij, tani kjo sakrificë do të përfundojë.

“PREMTIM I MBAJTUR
Një nga tre shkollat e #Njësia14 nis firmoset kontrata. Është firmosur kontrata për nisjen e punimeve. Një nga KËRKESAT më të domosdoshme, që me shumë përpjekje dhe mundime, bashkë me komunitetin, na ka bërë ta kërkojmë orë pas ore dhe ditë pas dite.
Prindërit e lagjes 14 kanë sakrifikuar shumë, nga burimet ekonomike dhe energjia e përditshme, për të mos humbur arsimimin e fëmijëve të tyre.
Ky është një lajm i mirë, por jo se do të na ndalë përpjekjet për të vijuar edhe projektet e radhës. Në përfundim të proçedurave edhe dy shkollat e tjera tek “Galeria” në #Njësia 14.”-shkruan Ndreca.