Kryeministri Edi Rama po vijon turin e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kryesocialisti ndodhet në Gjirokastër në një takim me pensionistët, i shoqëruar gjithashtu edhe nga zëvendës ministrja e ekonomisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndryshimi në vitin 2013 shpëtoi vendin nga një kolaps i dytë. Sipas tij, Berisha në qeverisjen e tij kishte lënë borxhe pa paguar, ku u shpreh gjithashtu se kush shkon në kënetë është gjysmak.
“Në 2013 kur morëm detyrën ishte borxhi 700 e kusur milionë euro. Kompanitë nuk kishin përfunduar punimet, nuk ishin rrugë ishin tendera. Po 1.2 miliardë borxhtë dritave të OSSHE. Po borxh 40 milionë euro për personat invalid. Ndryshimi në 2013 ka shpëtuar Shqipërinë nga kolapsi i dytë, sot jemi një hap nga BE. Mbrëmë shihja në Youtube sepse ka pajtuar një TV sondazhistin amerikan dhe doli të kishte të drejtë kur tha të fitonte Trump. Dhe isha kurioz të shihja çfarë thoshte për vendin tonë, se vajtën paguan tërë ato lekë për Latifin.
Çfarë të shikosh atje, ai kishte bërë anketimin, ai thoshte atë që ne atë themi. Gjysma e popullit shqiptar thotë që vendi po ecën në drejtim të duhur. Populli është i sëmurë thotë njëri se pse nuk mendon si këta, pastaj më hidhen mua pse gjysma e burrave janë çyryk, unë e them si metaforë. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak, nuk je mirë je autik. Si vihet te dera e BE, se mirë këtu i paskam blerë. Flasin për autokraci si në Rusi, po nëse do ishte kështu ata që janë në studio do ishin në burg.
Po unë që pas fushatës së 2009 kam hequr stacionet tv nga shtëpia. Kënetën në darkë, kurrë. U futa dje në youtube, më hoqën dëshirën për të fjetur, cmenduri një hata e madhe. Po mirë si u cmend gjithë bota, u cmend, BE, BERZH, KE, që na kanë vënë të parët për menaxhimin e financave publike, vetëm këta që duan bufin e kënetës janë në rregull. Këta që duan ta kthejnë Shqipërinë në hon. Ndaj unë them, mjerë.”