Interi merr frymë lirisht dhe me qetësi përpara ndeshjes me Bayern në Champions League.

Eshtë fjala për një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit kuqezi, Alessandro Bastoni, i zëvendësuar në ndeshjen e djeshme me Parmën.

Trajneri Simone Inzaghi ka siguruar tifozët dhe gazetarët se qendërmbrojtësi ka dhënë sinjale pozitive për gjendjen e tij fizike. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha tekniku i zikaltërve.

Bastoni i është kthyer stërvitjes mjaft shpejt, aktualisht me trajner personal për të qenë 100% gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë kundër bavarezëve.

Ndeshja e parë luhet në “Allianz Arena”, ku mbrojtja për Interin do të jetë shumë e rëndësishme për të mos e nisur keq. Bastoni duket gati dhe kjo i ka qetësuar të gjithë në Milano.