Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi nga Kosova, i cili i shkruante se atje janë ndërruar 5 kryeministra gjatë 12 viteve të fundit, dhe se Shqipëria është kthyer në një vend diktatorial.“Ne në Kosovë i kemi ndërruar mbi 5 kryemininstra këto 12 vite të fundit, ju jeni bërë vend diktatorial me dakada të tëra një kryeministër’, i shkroi komentuesi.‘E para, nuk janë dekada por 10 vjet. E dyta, të duket diktaturë Gjermania ty?

Gjermania ka pas 2 kancelarë në katër mandate. Holanda për shembull diktaturë të duket që kryeministrin e vetë e kishte 4 mandate. Sot është sekretar i NATO-s. Po vendet e Evropës veriore, Suedia e Finlanda diktaturë të duken ty?

Zgjedh populli i dashur Bardhyl, të tjerat janë dokrahina thotë At Gjergj Fishta”, tha Rama.