Një postim ironik i ministrit Taulant Balla në rrjetet sociale ka shkaktuar një ‘përplasje’ virtuale me Adriatik Lapajn.
Në një video të publikuar nga Balla, ku ironizohej Lapaj për një gafë matematikore, ministri komentonte ngjashmërinë mes Lulzim Bashës dhe personit në fjalë, duke shkruar: “Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë”.

Ky postim nxiti reagimin e Adriatik Lapajt, i cili akuzoi Ballën për ndërprerje të qëllimshme të videos, duke i sugjeruar që ta publikonte atë të plotë: “O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?”.
Përgjigjja e Taulant Ballës nuk vonoi. Ai solli në vëmendje kontratën 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës për heqjen e non gratës dhe duke aluduar për pagesa mujore prej 250 mijë dollarësh. Balla kujtoi edhe rastin e financimeve të dyshimta të Partisë Demokratike në vitin 2017.
”’Adriatik Lapaj po keto 6 milione dollaret qe po japin keta “patriotët” per t’i hequr non- gratën Saliut per sa muaj duhen paguar, kur kesti mujor eshte 250 mijë? Apo nuk flisni ju per kete çështjet qe lidhen me bufin.
E mban mend kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shaiptaret e Amerikes, po ne fund na dolen ca guacka e brenda guackave llum i madh shume. A thua jam kunder te gjitheve?! Fol dhe per keto”, shkruan Balla.