Klodian Cami, një aktivist i Partisë Demokratike në Itali, është denoncuar në policinë italiane nga emigrantët shqiptarë me akuzën se po korrupton postierët e kompanisë DHL dhe po mbledh vetë zarfet me votat e diasporës.
Sipas denoncimit, Cami, pronari i një restoranti, ka publikuar një video ku duken zarfat që akuzohet se ka mbledhur, shoqëruar me diciturën: “Zarfet e verdhë të DIASPORËS që do të sjellin ditën e ZEZË TË Rilindjes. Zarfe që peshojnë aq fort sa dosjet e Spak. Diaspora do të dërgojë për Skrap Rilindjen.”

Klodian Cami, nga Vicishti i Dibrës, pronar i restorantit La Tortuga në Reggio Emilia, sot nën akuzë nga vetë emigrantët për krim të rëndë zgjedhor, është aktivist i PD-së i prezantuar publikisht nga vetë Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook, kur mbante fjalime poshtë dritares së kreut të PD-së nën arrest shtëpie një vit më parë.
Ky rast tregon se sado që janë jashtë juridiksionit të shtetit shqiptar, krimet zgjedhore nuk do të mbeten pa ndëshkuar.