Xheneta Fetahu vazhdon që të komentojë lojën e Gjestit në “Big Brother VIP 4”. Një ditë më parë, e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “E Diell”, ajo deklaroi me bindje se kundërshtari i vetëm i këngëtarit është pikërisht ajo.
“Kundërshtari i vetëm i tij është Xheneta. Unë ia tregova që nga Kosova kush është më i fortë, prandaj ai doli para meje”, tha ish-partnerja e Gjestit.
Ndërkohë e pyetur për pritshmëritë rreth finales, ajo parashikoi fitoren e Gjestit, por shprehu një tjetër preferencë personale.
“E fiton Gjesti, por unë dua të fitojë Rozana Radi”.
Kujtojmë se Xheneta ka folur hapur në media për raportin e saj me Gjestin, që nga fillimi i pjesëmarrjes në Big Brother.
Nga ana tjetër, këngëtari e ka akuzuar publikisht për mënyrën se si ka ndikuar dinamika e tyre në lojën brenda formatit të shkuar.