Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë para Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hagë.

Reagimin e tij ish-Kryeministri i Kosovës e dha nëpërmjet avokatët të tij mbrojtës. Thaçi akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Ai akuzohet se ka ushtruar ndikim tek dëshmitarët, ndërsa ndodhet në një proces të tejzgjatur gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.