Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë; duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore do të jenë më të të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim; të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë.
Kosovë
Do të mbetet Republika e Kosovës, nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe; Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet dobësim i tyre.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 9°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Maqedonia e Veriut
Do të vijojë depërtimi masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë republikën e MV duke sjellë; alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të shtojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 9°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Europa
Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone ku gadishulli Skandinav; ishujt Britanikë si edhe Europa Qendrore do të kenë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.
Po ashtu; me reshje shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit, por reshjet do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë; gadishulli Iberik; gadishulli Pelopones si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësirat e lehta e kalimtare.