Në Dropull po kultivojnë me rigorozitet ritet dhe traditat e javës së madhe të Pashkëve.
Natyrisht, dreka tradicionale e Pashkëve finalizon predikimin e traditës, duke simbolizuar mirësinë dhe lumturinë familjare.
“Në vitet e kaluara, Pashka gjithmonë festohej me mish të pjekur, me djathin e njomë që bënin prindërit tanë dhe vezët e kuqe, kulluret,” tregon amvisa Vasillo Qiriako.
Në familjet dropullite po ruhet akoma riti i “Djathit të njomë”, duke risjellë në kujtesë Pashkët e viteve 1950-’60, por edhe më parë.
“E shpërndanin djathin e njomë në të tëra familjet që ishin duke festuar. Ato mblidheshin lart në manastir dhe gëzonin me saze, me këngë, me bukë të mirë, me djathtë të njomë, me vezët e kuqe,” thotë znj. Qiriako.
Gjithsesi, një kontribut të veçantë për kultivimin e traditës në Dropull po japin edhe shoqatat kulturore që ushtrojnë aktivitet në këtë njësi vendore.