Presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh nga Katedralja Ringjallja e Krishtit, bashkë me Kryepeshkopin Joan. Në një prononcim për mediat, presidenti tha se Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë dhe një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes njëri-tjetrit.

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara”, deklaroi Begaj.

Ai përcolli edhe një mesazh për rininë, teksa tha: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre”.

Edhe Kryepeshkopi Joan dha një mesazh: “Dita e pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë”.