Alesia Balliu, anëtare e Partisë Demokratike dhe ish-kandidate e kësaj partie në Primare, thotë se rasti i Elbasanit provon se primaret ishin fiktive.
Balliu tha se në listën e mbyllur të Elbasanit është futur një njeri pa kontribute, duke u injoruar angazhimi disavjeçar i anëtarëve të PD në kauzën opozitare.
“Në procesin që denoncova, në SMS e Flamur Nokës pranohej që votat për këtë vajzën i kishte bërë Luçiano Boçi.
Unë kam qenë në të gjitha protestat, kam qenë kundër korrupsionit. Unë kam dhënë kontributin tim, hyra në një garë.
Kur Berisha vjen në Elbasan e sulmon bandat, ti ke Çapjat në listë të mbyllur, kanë hyrë në 4 ditët e fundit, kur ne kemi qenë aty çdo ditë.
Me kë do ta godasë Berisha Suel Celën? Kemi qenë aty me Zheni Gjergjin e Silvi Bardhin për 6 muaj.
Hyjnë në ditët e fundit në garë dhe presin që ne të heshtim. Ajo që mu bë mua ishte padrejtësi. Askush nuk mund të thotë se kjo u bë për interes personal.
Nuk e prisja emrin tim në listë të mbyllur, isha bërë gati për listë të hapur. Por nuk pranoj dot që të vësh një femër të fisit Çapja në listë.
Unë jam avokate në profesion dhe e kam luftuar më fort se kushdo tjetër qeverinë “Rama”. Unë nuk e shes dinjitetin tim për pazaret e Flamur Nokës.
Në Elbasan kemi pesë kandidatë. Dy dua të veçoj: Haxhinaston dhe Alizotin. Nëse gjen një denoncim në faqet e saj për Edi Ramën dhe qeverinë…
Flamur Noka e ka pranuar që votat e kësaj vajze i ka bërë Luçiano Boçi. Nëse bën pazare, si pretendon fitore në Elbasan?
Unë fushatën që ka përfaqësues fisin Çapja dhe krimin e organizuar nuk e mbështes. Unë nuk bëj fushatë mbi pazare dhe për ata që përfaqësojnë krimin”, tha ajo për MCN TV.