Edvin Kulluri deklaroi në Report TVse fushata për koalicionin “Djathtas për Zhvillim” po ecte sipas pritshmërive, duke pasur mbështetje të lartë të qytetarëve dhe shpalosi objektivat për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
“Objektivi ynë në Vlorë është 1 mandat. Objektiv tjetër kemi nga 1 mandat në Fier, Elbasan dhe deri në 2 mandate në Tiranë. Kemi objektiv dhe të sigurt të paktën 3 mandate dhe deri në 6 apo 7 në total në shkallë vendi.

Votimi për Djathtas për Zhvillim dhe përkrahja është e madhe dhe e dukshme. Do ketë pjesëmarrje të lartë. Nuk ka nevojë për shpenzime të mëdha në fushatë. Nëse opozita frymëzon, nuk ka grup kriminal që e ndalon popullin opozitar. Kujtoj vitin 205 kur PS kishte grupet e forta kriminale dhe PD fitoi. PS dhe Rama e kanë bërë baltë”, tha ai për Report Tv.
Në lidhje me raportet që kanë me Partinë Demokratike, ai theksoi se nga ai formacion politik ishin ndarë për shkak tëmungesës së lirisë, demokracisë dhe shprehjes së mendimit dhe mbi të gjitha për shkak të prezencës së Sali Berishës.
“PD është parti kamikaze, një parti që vret veten. PD sulmon partitë e reja dhe kjo i shkon në favor PS-së. I bëj thirrje përfaqësuesve të PD-së që t’i bëjë thirrje elektoratit, që nëse qytetartë nuk duan të votojnë PD, të na votojnë neve dhe të fitojë opozita, por pa Berishën në krye të PD-së. Nëse duan Berishën më shumë se vendin dhe opozitën, le të vazhdojnë me Ramën në krye”, tha kandidati i “Djathtas për Zhvillim”.
Kulluri kujtoi edhe “masakrën” që kishin bërë PD dhe PS me çështjen e pronave, teksa apeloi për të votuar koalicionin që përfaqëson dhe atë si kandidat në Vlorë.
“Pse çëshjtjet e pronave kanë mbetur pa prekur, as kompensim dhe as kthim, ansjë vendim gjyqi nga PD dhe PS në qeverisje. PD la pas 33 mijë dosje pronash pa zgjidhur. Lista jonë është numri 9, Djathtas për Zhvillim dhe vetë kandidoj në qarkun e Vlorës, si djal i asaj zone nga dhe kam origjinën, kryesisht me Dukatin”, përfundoi themeluesi i ‘Djathtas 1912’.