Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Pellumb Seferi, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët, duke theksuar se mbështetja më e madhe dhe forca më e madhe vijnë nga fjala dhe besimi i popullit. Ai ka shprehur përulësinë dhe angazhimin për të dëgjuar, mësuar dhe punuar krah qytetarëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Unë jam këtu me përulësi, për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të punuar me të gjithë ju. E ardhmja ndërtohet me njerëz, jo vetëm me ide. Dhe unë nuk dua t’ju udhëheq, por të ecim bashkë,” deklaroi Seferi, duke theksuar se ndryshimi i vërtetë mund të arrihet vetëm kur qytetarët dhe liderët punojnë së bashku.

Pellumb Seferi ka bërë thirrje për një angazhim të përbashkët në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe plot mundësi për qytetarët e Tiranës.