Tiranë – Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka reaguar me një mesazh falënderues ndaj qytetarëve që po i japin mbështetje në këtë garë elektorale. Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Seferi theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje duke e konsideruar atë si një “krenari dhe përgjegjësi të madhe”.

“Rrugëtimi ynë për një Shqipëri që meriton më shumë do të vazhdojë çdo ditë, me çdonjërin që kërkon një Shqipëri më të mirë për fëmijët tanë”, shkroi kandidati, duke theksuar angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Seferi është një nga zërat e rinj të Koalicionit Euroatlantik, i cili synon të sjellë ndryshime thelbësore në jetën politike dhe institucionale të vendit. Ai ka theksuar shpesh nevojën për politika që vënë në qendër qytetarin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë.