Kandidati i Koalicionit “Euroatlantik” në qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi vijon takimet me qytetarët për fushatën zgjedhore të 11 Majit.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij të facebook Seferi shkruan se inkurajimi i qytetarëve është një forcë dhe besim se bashkë ja dalim të frenojmë të keqen dhe të bëjmë Tiranën një qytet më të mirë, Shqipërinë një vend më të jetueshëm.

Statusi i plotë:

Kam nisur këtë rrugëtim me mbështetjen e shumë miqve. Inkurajimi i tyre është një forcë dhe besim se bashkë ja dalim të frenojmë të keqen dhe të bëjmë Tiranën një qytet më të mirë, Shqipërinë një vend më të jetueshëm!