Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte në zonën e Astirit në Tiranë.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët.

Sipas informacioneve fillestare, zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike që ka pësuar defekt.

Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.