Aftësia paguese e familjeve vlerësohet se është përmirësuar në fund të vitit të kaluar pesha e familjeve huamarrëse ka rënë.
Në raportin e Stabilitetit Financiar theksohet se pesha e familjeve huamarrëse ka rënë. Rezultatet e vrojtimit “Mbi gjendjen financiare dhe ngarkesën me borxh të familjeve”për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024, tregojnë që sipas deklarimit të familjeve rreth 18% e tyre kishin të paktën një hua për të paguar. Kjo peshë ka rënë me rreth 6 % krahasuar me një vit më parë, duke qëndruar nën mesataren historike.
Ndërkohë që pagesa e huasë për këto familje rezulton se zë “më pak se 30% të të ardhurave mujore.Në të njëjtën kohë,pesha e familjeve për të cilat “pagesa e huasë” tejkalon 30% të “të ardhurave” ka shënuar rënie dhe kjo ecuri sugjeron për një zbutje të ngarkesës së huasë së familjeve gjatë periudhës.

Rreth 74% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese “nuk ka ndryshuar” gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024 dhe gjithashtu 67% nuk presin që të ndryshojë në gjysmën e parë të vitit 2025. Indekset e aftësisë paguese për gjashtëmujorin e kaluar dhe për gjashtë muajt e ardhshëm, të cilat agregojnë përgjigjet e familjeve që presin të kenë ndryshime në aftësinë e tyre paguese, tregojnë për përmirësim të këtij treguesi në periudhën e vrojtuar, dhe shfaqin pritje disi më pesimiste për periudhën e ardhme.