Marsi ka qenë dikur i banueshëm dhe tashmë kjo mbështetet në fakte. Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Kalgarit në Kanada, të cilët analizuan të dhënat e dërguara nga sonda Curiosity e agjencisë hapësinore amerikane NASA, nga disa kampionë të marrë në kraterin Gale.

Lajmi bëhet i ditur nga revista prestigjoze amerikane Science, që njofton këtë zbulim të rëndësishëm, që në kopertinë.

Besohet që në këtë krater, dikur të ketë patur një liqen. Nga analizat disa-vjeçare të të dhënave, shkencëtarët arritën në përfundimin se në mars ka prani karbonatesh të ndryshëm, por ajo që është më e rëndësishmja është prania e sideritit apo karbonatit të hekurit që ka në brendësi, përmbajtje të lartë të sulfatit të magnesit.

Sipas shkencëtarëve, prania e shtresave të karbonatit tregon se në atmosferën e Marsit dikur ka patur edhe dioksid karboni ashtu si në tokë. Shtresat e karbonatit janë krijuar si pasojë e proceseve kimike të përthithjes nga uji i liqenit të kraterit Gale të dioksidit të karbonit dhe avullimet e herëpasherëshme.

Ky cikël i karbonit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e jetës ashtu si në tokë. Mendohet që Marsi të ketë qenë i banueshëm para 3.9 miliardë vitesh.